Maqedoni

Osmani, nevoitet konsenzusi për ndryhsimet kshtetuese

04.12.2022 16:31

Ndryshimet kushtetuese në vend duhet të ndodhin sa më parë pasi ato janë pjesë e procesit euro integrues...

Ndryshimet kushtetuese në vend duhet të ndodhin sa më parë pasi ato janë pjesë e procesit euro integrues thekson shefi i diplomacisë Bujar Osmani.
 
Rregullativat e BE-së janë fikse dhe duhet pranuar ashtu siç janë thot Osmani sipas të cilit kushdo që të jetë në pushtet nuk mund të ndryshojë asgjë në pjesën e bisedimeve me BE-në, përveç dinamikës së realizimit dhe pranimit. 
 
“Duhet sa më parë dhe edhe njëherë apeloj për një konsenzus të tillë shtetëror lidhur me çështjet evropjane, për arrijtn e marrveshjes mes të gjitha partive politike se për çështjet evropiane kushdo që të jetë në pushtet nuk do të kemi dallime, sepse edhe nuk mund të kemi dallime sepse rregullativat dhe direktivat janë ato. Kushdo që të jetë në pushte është i detyruar ato ti pranojë. Është i gabuar mendimi se ne bisedojmë me BE-në rregullativat dhe direktivat e BE-së janë fikse, ju patjetër ti pranoni ashtu siç janë që të anëtarësoheni”, u shpreh ministri punëve të jashtme të RMV-së, Bujar Osmani. 
 
Osmani, BE nuk ka konspiracion ndaj RMV-së
 
Osmani njëherit dheksoi se vendi ka mardhënie të mira me Bullgarinë fqinje, ndërsa nuk ka kurfar konspiracioni ndaj vendit nga ana e BE-së. 
 
“Nuk egziston konspiracion ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut nga ana e BE-së, por çështjet e konsenzusit dhe unanimitetit në sjelljen e vendimeve i mundëson çdo shteti të ketë qëndrimin e sajë. Ne na mbetet ta mbajmë komunikimin me të gjitha vendet anëtare. Kemi mardhënie të mirë, arritëm ta tejkalojmë bllokadën dhe sfidat tjera që do ti kemi”, theksoi Osmani. 
 
Osmani njëherit thekson se samitë i radhës i BE-së dhe Ballkanit perëndimorë që do të mbahet të martën në Tiranë, është edhe një porosi e BE-së se fokusi i sajë është në rajon. 
 
FARIJE DAUTI BAKIU