Maqedoni

Kontrolle në objektet hotelierike në Haraçinë, MPB: Një i arrestuar për armë mbajtje

04.12.2022 16:53

Mbrëmjen e së shtunës SPB Shkup përkatësisht njësiti për tregti të pa lejuar, sektori për operacione speciale policore...

Mbrëmjen e së shtunës SPB Shkup përkatësisht njësiti për tregti të pa lejuar, sektori për operacione speciale policore, njësiti intervenues i policisë dhe ekipi për kërkim, kanë kryer kontrolle në objekte hotelierike në rajonin e Haraçinës. Siç bën të ditur MPB me këtë rast është arrestuar një person tek i cili është gjetur një pistoletë.
 
“Është arrestuar 40 vjeçari A.D, punonjës në një nga lokalet hotelierike në Haraçinë. Atij iu gjet një pistoletë tip “TT” dhe një kornizë me tetë fishekë.Personi është mbajtur në stacion policior dhe pas dokumentimit të çështjes ndaj tij do të bëhet kallëzim penal”, u shpreh Suzana Pranjiq Talevska nga MPB.
 
Poashtu nga MPB bëjnë të ditur se gjatë kësaj kontrollejanë kontrolluar54 persona të cilët janë hasur në objektet hoteliere si dhe 11 vetura.Poashtu në orën 5 të mëngjesit kanë bastisur disa shtëpi, me çrast është arrestuar 49 vjeçari N.R I cili ishte në kërkim për vuajtje të dënimit prej një viti e gjysëm burg për mbajtje të armëve pa leje.
 
Bastisje ka pasur edhe në fshatin mojancë të Komunës së Haraçinës ku është konfiskuar një pistoletë.  
 
VLORA LATIFI TOPOJANI