Maqedoni
Ndryshimet kushtetuese/zgjedhje, Mehmeti: Prioritet ndryshimet kushtetuese
04.12.2022 17:15
Opsioni parësor për fillimin e bisedimeve janë ndryshimet kushtetuese dhe kërkesa në vazhdimësi e VMRO – DPMNE-së...

Opsioni parësor për fillimin e bisedimeve janë ndryshimet kushtetuese dhe kërkesa në vazhdimësi e VMRO – DPMNE-së për zgjedhje të parakohshme është shëndruar në çështje flklori politik dhe s’do sjell ndryshimin e kritereve për anëtarësim.
Vlerësimi I tillë I analistit politik Ibrahim Mehmeti bazohet në dëshirën e opozitës maqedonase të përfitojë në kohë me kërkesat e tilla pasiqë do ta kenë shumë të vështirë të refuzojnë këtë obligim I cili varet edhe nga vetë ata.
“Me këto kërkesa për zgjedhje të parakohshme, mendoj se opozita më tepër ka për qëllim të hjek nga vetja presionin sepse pritja është e madhe, që do të thotë duhet të ndryshojnë qëndrimin të cilin e shprehën para disa muajsh dhe bile nënshkruajtën deklaratë se nuk do të përkrahin ndryshimin e kushtetutës si parakusht dhe mendoj se tani ata janë në një pozitë shumë të vështirë dhe kërkesat për zgjedhje të parakohshme ndoshta iu duket si një zgjidhje e vetme nga kjo rrugë qorre të cilën në një mënyrë vetë u gjetën sepse edhe të kemi zgjedhje të parakohshme situata do të mbetet e njëjtë”, u shpreh analisti politik Ibrahim Mehmeti.
Sipas Mehmetit kërkesat folklorike për zgjedhje janë një iluzion që mund ti kushtoj shum vendit në kupimin e fillimit të negociatave. Mehmeti konsideron se opozita do të reflektojë edhe nga adresimet e ndërkombëtarëve.
“Nëse BE thotë se kjo është rruga e vetme atëherë mbetet pyetja çfarë rruge tjetër mund të ketë dhe si mund të arrihet atje kur ata e kanë përcaktuar rrugën. Tani ne nuk mund të ndërtojmë rrugë, shtigje të reja sepse nuk jemi ne ata që jemi në atë pozitë, kështuqë mbetet ky presion I faktorit ndërkombëtarë, I shteteve që kanë ndikim edhe personaliteteve të ndryshme politike të cilat kanë ndikim edhe te opozita maqedonase, ndoshta do të ketë ndonjë efekt”, theksoi Mhemeti.
Së fundmi presidenti I Gjermanisë Frank Valter Shtajnmajer para deputetëve vendas dërgoi porosi të fuqishme se ndryshimet kushtetuese janë më shumë se grumbullim I pikëve politike dhe caku I shumdëshiruar për të qenë pjesë e BE-së të mos humbet nga shikimi.
Ndërkohë kryeministri Dimitar Kovaçevski druan se zgjedhjet kërkohen në këmbim të ndryshimeve kushtetuese, me garanca të ndërkombëtarëve që VMRO – DPMNE të vij në pushtet. Nga partia e Mickoskit konsiderojnë se është populli a i cili jep dhe merr pushtetin e jo politikanët e huaj.
MERAL ISMAILI
