Maqedoni
Rënia e çmimeve, çmimet e produkteve ushqimore bazë gati të njëjta
04.12.2022 17:37
Në dhjetor të këtij viti janë ulur çmimet e disa produkteve të caktuara...

Në dhjetor të këtij viti janë ulur çmimet e disa produkteve të caktuara, diku I besuar qeverisë se masat do të jenë efektive. Rënie të çmimeve vërehet te mishi dhe buka, por për shumicën e produkteve çmimet gati mbetën të njejta.
Në disa dyqane, çmimet e produkteve ushqimore bazë kanë filluar të ndryshojnë, ndërsa në disa nuk ka ende asnjë artikull më të lirë, përveç atyre që janë në akcsion. Sipas qytetarëve të anketuar nga TVM2 cmimet janë të njëjta, kurse llogaria nuk I del për ta kaluar muajin për shkak rritjeve të cmimeve në treg.
“Jo, të gjitha cmimet janë të njejta”, shprehet qytetarja.
“Do të hy të mar buk, sa ka hyp buka nuk e di, nuk ma mer mendja që do të zbres”, theksoi qytetari.
“Nëse ankohen njërëzit, asgjë nuk është liruar”, shprehet qytetari.
“Nëse i zvogëlojnë cmimet është mirë për ne. Cmimet janë të larta, nuk del hesapi”, shprehet qytetarja.
“Nuk e dimë saktësisht se cilët artikuj janë me zbritje. Unë mendoj se vetëm qumështi dhe buka”, theksoi qytetari.
“Nuk ka asnjë, shum pak , ndoshta 10/20 denarë, shumë është pak”, shprehet qytetari.
Krahasuar me vitin e kaluar çmimi I bukes është është rritur për 44%, ndërsa për disa bukë ka arritur në 100 denarë. Vaji tashmë është bërë më i lirë, ndërsa çmimi i repromaterialeve për prodhimin e tij është stabil. Nëse deri para disa muajsh çmimi i një litri vaj ishte deri në 150 denarë, sot vaji mund të blihet me çmimin 110.
Inspektorati i Tregut njofton përforcim të kontrolleve në terren dhe gjoba për tregtarët që nuk do të respektojnë vendimin e Qeverisë për uljen e çmimeve. Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore vjen si pasojë e rritjes së çmimit të derivateve dhe krizës energjetike, e cila ka ndodhur për shkak të Pushtimi rus në Ukrainë.
SEDAT SELIMI
