Maqedoni

Transportuesit privat, të hënën blokojnë rrugët e Shkupit

04.12.2022 18:00

Pasi nuk u plotësuan kërkesat e tyre, transportuesit privat për të hënën paralajmërojnë bllokimin e Shkupit...

Pasi nuk u plotësuan kërkesat e tyre, transportuesit privat për të hënën paralajmërojnë bllokimin e Shkupit. 
 
Nga “Slobodaprevoz” thonë se do të protestojnë deri sa tu plotësohen kërkesat për shlyerjen e borxhit nga ndërmarrja publike transportuese. 
 
Ato kanë paralajmëruar se gjatë ditës së nesërme do të bllokojnë udhëkryqet me 200 autobusë. Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme informon se për shkak të mbajtjes së paralajmëruar të protestës, me fillim në ora 06:00, nëpunësit policorë nga SPB Shkup do të ndërmarrin masa për regjim të posaçëm në komunikacion.
 
Regjimi i posaçëm në komunikacion do të vendoset në udhë kryqet në bulevarin ”Ilinden”, bulevarin ”Shën Klimenti i Ohrit”, bulevarin ”8 Shtatori” , bulevari ”Koço Racin”, bulevari ”Goce Dellçev” dhe buevari ”Kërtse Misirkov”.