Botë

Vuçiq ka paralajmëruar mospjesmarrje, Rama: Vuçiq do të vijë në samitin e Tiranës

04.12.2022 18:22

Megjithse presidnesti serb Aleksanadar Vuçiq ka deklaruar se nuk do të merr pjesë në samitin e BE-së...

Megjithse presidnesti serb Aleksanadar Vuçiq ka deklaruar se nuk do të merr pjesë në samitin e BE-së me Ballkanin perëndimorë në Tiranë, Kryeministri Edi Rama thot se presidenti Vuçiq do të marrë pjesë në samitin e 6 dhjetorit. Serbia do të jetë në Samit dhe presidenti serb nuk do të ketë asnjë rrugë tjetër vetëm se të vijë në Samit, tha Rama.
 
“Serbia do të jetë në Samit dhe presidenti I Serbisë nuk ka asnjë rrugë tjetër përveçse të vij në samit. Jua them këtë me bindje sepse e kundërta do të ishte katastrofë për Serbinë dhe për atë vet natyrisht”, u shpreh kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.  
 
Dit më pare presidenti serb Vuçiq pati deklaruar se Serbia ka vendosur të bojkotojë Samitin e BE me Ballkanin Perëndimor që do zhvillohet në Tiranë. Vuçiç tha se “askush nga Serbia nuk do të jetë në Tiranë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor më 6 dhjetor” për shkak të siç tha ai reagimit “të turpshëm” të BE-së për emërimin e Nenad Rashiçit si ministër në Qeverinë e Kosovës.
 
Ndërsa në një postim në llogarinë “E ardhmja e Serbisë”, Vuçiq, ka theksuar se serbët nga Kosova ballafaqohen me probleme të përditshme të cilat, siç tha, “i imponohen nga ata që përpiqen të vjedhin atë që nuk është e tyre”. 
 
“Unë do të vazhdoj gjithmonë dhe në çdo vend të luftoj për popullin tonë dhe vendin tonë. Serbia do të fitojë”, ka theksuar presidenti serb.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI