Maqedoni
Parashikimi i motit
05.12.2022 08:56
Vendi ynë mbetet në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta, të cilat pritet që herë pas here të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje të pakta....

Vendi ynë mbetet në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta, të cilat pritet që herë pas here të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje të pakta.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3°C deri në 9°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 8°C deri në 13°C.
Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm me vranësira të ndryshueshme dhe me erë nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në 6°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 12°C.
