Eliminohet Shëndrit Deari

28.01.2015 18:47

Tenisti shqiptar Shëndrit Deari, është eliminuar në raundin e parë, në kuadër të “Future” turneut që po zhvillohet në Tunizi...

Në turneun që e ka fondin shpërblyes prej 10.000 dollarësh amerikan, Deari, meçin e raundit të parë ndaj spanjollit Ivan Arenas-Gualda e nisi shumë mirë, duke e fituar setin e parë me 6-3, por më pas, hovin e tij e ndali moti jo I mirë, respektivisht shiu, që e ndërpreu për një kohë takimin.

Në vazhdim, kundërshtari i Dearit ishte më I sigurtë dhe I fitoj dy setet e ardhshme me 6-1, gjegjësisht 6-2 në gejme, për të vazhduar në raundin e ardhshëm të turneut.

Tenisti nga Gostivari, edhe përkundër eliminimit të hershëm, arriti sukses me vet plasmanin në turneun kryesor të kësaj jave, ndërsa qëndrimi I tij në Tunizi do të vazhdoj edhe një kohë, pasi pritet të marr pjesë edhe në tre turne tjerë “Future”. (Mustafa Ademi, TVM2)