Maqedoni
LSDM: VMRO-DPMNE mbështet bllokadat e transportuesve
05.12.2022 10:16
Hristijan Mickoski është ai që qëndron prapa bllokadave të transportuesve privatë....

Hristijan Mickoski është ai që qëndron prapa bllokadave të transportuesve privatë. Kështu akuzojnë sot nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, duke thënë se kjo është si shenjë hakmarje ndaj Danella Arsovskës pasi ajo e kapi me duar në mjaltë kreun e VMRO-së.
“Personalisht Mickoski paralajmëronte 100 autobusë për qytetin e Shkupit në emër të Arsovskës. Sot nuk janë as autobusët e as fabrika që e paralajmëronte Mickoski. Dëmin nga gjith kjo e paguajnë qytetarët të cilët sot u zgjuan me qytetin e bllokuar dhe pa transport publik. Mickoski dhe VMRO-DPMNE po shkaktojnë katastrofë në Shkup.”, thonë nga LSDM.
