Maqedoni
Vesna Dameva, kryetare e re e Këshillit Gjyqësor
05.12.2022 12:58
Me 10 vota për 1 kundër, Vesna Dameva u zgjodh kryetare e re e Këshillit Gjyqësor të RMV-së....

Me 10 vota për 1 kundër, Vesna Dameva u zgjodh kryetare e re e Këshillit Gjyqësor të RMV-së.
Menjëherë pas marrjes së votëbeismit, Dameva premtoi se do të vazhdojë reformimin e institucionit, i cili sipas saj, duhet të ngritët në nivelin që e meriton në periudhën që vjen. Premtoi gjithashtu se Këshilli Gjyqësor do të jetë i hapur për mediat, të cilat I cilësoi si korrektorin e vetëm të punës së gjyqësorit.
Dameva është anëtare e Këshillit Gjyqësor me propozim te presidentin Stevo Pendarovski.
