Maqedoni
Dorëhiqet Gerasimovski, Akademia për Gjykatës dhe Prokurorë, mbetet edhe pa u.d drejtor
05.12.2022 13:18
Akademia për Gjykatës dhe Prokurorë, mbetet edhe pa u.d drejtor, pasi Zoran Gerasimoski...

Akademia për Gjykatës dhe Prokurorë, mbetet edhe pa u.d drejtor, pasi Zoran Gerasimoski, ka paraqitur dorëheqje të parevokueshme nga pozita e ushtruesit të detyrës.
“U zgjodha unanimisht ushtrues detyre-drejtor i Akademisë, deri në zgjedhjen e drejtorit, që do të ndodhë të mërkurën, me qëllim për të mos e çuar në ngërç punën në Akademi. Në përputhje me udhëzimet e KShPK-së se me zgjedhjen time ka konflikt interesi, sot kam dorëzuar dorëheqjen time të parevokueshme nga posti”, tha Gerasimoski në arsyetimin e dorëheqjes së tij, në fillimin e seancës së Këshillit Gjyqësor, që sot zgjodhi kryetaren e re.
Me dhënien e dorëheqjes së parevokueshme, Gerasimoski u tërhoq njëkohësisht edhe nga votimi për zgjedhjen e kryetares së re të KGJ-së.
