Botë

Nesër në Tiranë mbahet samiti i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor

05.12.2022 13:38

Nesër në Tiranë fillon Samiti i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor...

Nesër në Tiranë fillon Samiti i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor ku është paralajmëruar edhe prania e përfaqësuesve të lartë evropianë Charles Michel dhe Von Der Leyen, si dhe kryeministrave të Belgjikës, Luksemburgut dhe vendeve të tjera europiane.
 
Në Samit, vendet e Ballkanit Perëndimor pritet të nënshkruajnë një deklaratë me BE-në për forcimin e bashkëpunimit në disa segmente, e cila siguron kushte dhe përfitime më të mira për qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
 
Në Samitin e Tiranës, delegacionin nga RMV e kryeson kryeministri Dimitar Kovaçevski, I cili  do të marrë pjesë edhe në dy panel diskutime, në fokus të të cilave do të jetë perspektiva europiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor, sigurimi i demokracisë, paqes dhe lirisë, si dhe bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet vendet në përballjen e përbashkët me sfidat e imponuara nga kriza ekonomike dhe energjitike.
 
Në delegacionin qeveritar janë edhe zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje evropiane Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.