Maqedoni
Kumanovë, Japonia dhuron ekograf të ri për spitalin e përgjithshëm të Kumanovës
05.12.2022 14:40
Ambasadori i Japonisë në Maqedoninë e Veriut, Sawada Hironori, i ka dhuruar një donacion Spitalit...

Ambasadori i Japonisë në Maqedoninë e Veriut, Sawada Hironori, i ka dhuruar një donacion Spitalit të përgjitdhëm në vlerë prej 54.094 euro. Bëhet fjalë për një Ekograf të ri Kardiologjik “Canon”, me çka dukshëm avancohen kushtet për punë në repartin e sëmundjeve interne pranë këtij spitali.
“Me ndihmën e aparatit të ri, pacientët nga 6 komuna të rajonit verilindor marrin një diagnozë në kohë dhe terapi precize.”, - tha ambasadori Sawada.
“Në vitin e kaluar me eko aparatin e dhuruar u kryhen nga 40-50 ekzaminime të pacientëve çdo muaj.”, - tha doktoresha Snezhana Zaharieva.
“Ky lloj aparati na ka munguar shumë, në pjesën ambulantore kemi 2 Eho aparate, një Eho e Kardiografisë dhe Eho Abdome me tipare më të vjetra, kurse kjo që na është dhuru është e fjalës së fundit të teknologjisë.”, - tha ndër të tjera shefi i repartit intenziv, Spc Dr. Ylber Isufi.
Ndryshe deri më tani, Japonia nëpërmjet granteve ka financuar mbi 60 projekte në sektorin e shëndetësisë me një vlerë të përgjithsme prej më shumë se 3 milionë euro, veçanërisht në pajisje mjekësore, rinovime klinikash dhe ambulanca.
FATLUMI AQIFI
