Maqedoni

Propozim buxheti për vitin 2023, shqyrtohen amendamentet, 200 vetëm nga VMRO

05.12.2022 15:00

Komisioni për financim dhe buxhet ka vazhduar me shqyrtimin e amendamenteve të parashtruara rreth buxhetit për vitin 2023...

Komisioni për financim dhe buxhet ka vazhduar me shqyrtimin e amendamenteve të parashtruara rreth buxhetit për vitin 2023. Nga VMRO-DPMNE kërkuan mjete shtesë për përmirësimin e mjedisit dhe mbrojtje nga ndotja e ajrit. Ata akuzuan pushtetin se ka shkurtuar mjetet e parashikuara për cilësinë e ajrit. Por zv/ministri për financa hodhi poshtë kërkesën e opozitës me arsyetimin se qeveria përkatësisht Ministria e mjedisit ka parashikuar mjete për mbrojtje nga ndotja. 
 
“Ajo që ne të gjithë presim të ndodhë këtë vit për shkak të ndryshimit për shkak të krizës, veçanërisht me krizën e energjisë se do të ketë ndotje. Këtë doli publikisht e tha kryetari Komisionit të Energjetikës e thënë edhe mjekët se do të ketë ndotje dhe se në ketë dimër do të jetë vërtet e vështirë, megjithatë, buxheti  i parashikuar për cilësinë e ajrit është zvogëluar për 20%.”, tha Velika Stojkova Serafimovska nga VMRO-DPMNE.
 
“Me projekt -buxhetin e Ministrisë së Mjedisit për vitin 2023, përmes Programit 24 Cilësia e ajrit tashmë janë siguruar 52 milion denarë. Në përputhje me programin e qeverisë është parashikuar zbatimi i hapave që synojnë mbrojtjen e natyrës dhe burimeve natyrore nga ndotjes dhe uljen e ndryshimeve klimatike.”, tha Filip Nikolloski, zv/ministër i financave.
 
Në Komisionin për financim dhe buxhet deputetët kanë dorëzuar mbi 260 amendamente mbi propozim buxhetin për vitin 2023. Vetëm deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë parashtruar 200 amendamente. Buxheti i Republikës për vitin 2023 projektohet në rreth 5.3 miliardë euro, të hyrat projektohen në rreth 4.6 miliardë dhe deficit buxhetor rreth 700 milionë euro. 
 
NAIM RAMADANI