Maqedoni
Lufta Kundër Korrupsionit, Kovaçevski: Është sfida e gjithë pushteteve
05.12.2022 15:33
undimi i shtetit ligjor dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit janë sfidat kryesore...

Sundimi i shtetit ligjor dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit janë sfidat kryesore me të cilat po përballet vendi në rrugën drejt Unionit Evropian. Sipas kreut të Qeverisë, vendi ka shënuar progres në këtë plan, megjithatë në luftën kundër korrupsionit duhet të përfshihen të gjitha pushtet, jo vetëm pushteti ekzekutiv, theksoi Kovaçevski.
“Këtu nuk mund të përfundojë lufta kundër korrupsionit. Ajo është luftë e gjithë shoqërisë, e kam fjalën për të gjitha nivelet e pushtetit pasi, pushteti është i ndarë. Kemi pushtet ekzekutiv, pushtet ligjvënës, pushtet lokal dhe pushtet gjyqësor. Të gjithë duhet të japin kontributin e tyre drjet sundimit maksimal të ligjit dhe luftës maksiomale kundër korrupsionit. Nëse shohim raportet e organizatave ndërkombëtare Maqedonia e Veriut ka përparim dhe kjo është evidente.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Kovaçevski drejtoi gishtin nga prokuria dhe gjykatat. Tha se qeveria u ka krijuar kuadrin ligjor, në harmoni me atë të BE-së, u siguron buxhet dhe ata janë plotësisht të pavarur që të veprojnë konformë kompetencave ligjore. Angazhim dhe rezultate më të mëdha priten edhe nga Komisioni për Luftë Kundër Korrupsionit.
Nikolloski: Përforcuam antikorrupsionin
Ish zëv/kryeministri për luftë kundër krimit dhe korrupsionit, Ljupço Nikolloski, thotë se në dy vitet e fundit Qeveria i ka rritë kapacitet e këtij organi.
“Për herë të parë siguruam hapësira për Komisionin Shtetëror për Pengimin e Korrupsionit. E rritëm buxhetin për 100% për këtë komision, u siguruan 10 punësime të reja dhe u sugiruan mjete për softuer për lidhjen e Komisionit me institucionet e tjera që të mudn të ndjek dhe zbatojë të gjitha procedurat. Jam i lumtur që vazhdon debati për miratimin e ligjit për origjinën e pronës, për të cilin as që flitej në 31 vitet e fundit. Pr/ligj, i cili me nismën e Qeverisë dhe Këshillin e Evropës, është hartuar dhe është në fazën e fundit përgatitore.”, tha Ljupço Nikolloski, ish zv/kryeministër për antikorrupsion.
Partnerët ndërkombëtar si SHBA-të dhe BE kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për rezultatet e pakënaqshme në luftën me korrupsionin në të gjitha nivelet. Ambasadorët e vendeve respektive kanë rikujtuar autoritet vendore se SHBA dhe BE kanë derdhur miliona dollar dhe euro për përforcimin e institucione në luftën kundër korrupsionit dhe presin rezultate.
SHPËTIM NUREDINI
