Maqedoni
Alarm për bombë në 6 shkolla në Kavadar, Kovavaçevski: Luftë hibride e Rusisë
05.12.2022 15:48
Kërcënime të rremë për bombë në mëngjes ka pasur në gjashtë shkolla në Kavadar...

Kërcënime të rremë për bombë në mëngjes ka pasur në gjashtë shkolla në Kavadar, dhe është evakkuar edhe një çerdhe për shkak të afërsisë me njërën nga shkollat, bën të ditur policia. Këto kërrcnime për alarmet e rreme për bombë në Maqedoninë e Veriut por edhe në rajon janë pjesë e luftës hibride të Rusisë, pas agresionit rus ndaj Ukrainës, deklaroi Kryeministri Dimitar Kovaçevski. Ai tha se institucionet janë në kontakt të vazhdueshëm me aleatët e NATO-s dhe po ndërmerren të gjitha masat e nevojshme të sigurisë.
“Nuk është aq e thjeshtë të identifikosh autorët. Ka indikacione dhe nëse ka rezultate përfundimtare dhe nëse autorët janë në vend, sigurisht që do të dalin para drejtësisë. Shikoni, Evropa është në luftë! Në Ukrainë ndodh konflikti më i madh ushtarak pas Luftës së Dytë Botërore, i shihni fotografitë, e shihni se pas Mariopulit çfarë po ndodh edhe me një qytet tjetër në Ukrainë, me agresionin, rus nuk po kursehen edhe shtetet tjera, me këtë se ka edhe mënyra tjera hibride me të cilat udhëhiqet kjo luftë kushtimisht thënë. Nuk është aq e thjeshtë të identifikosh autorët.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Padi për terorizëm për një të mitur
Lidhur me bombat e rreme Ministria e Punëve të Brendshme, Sektori për luftë kundër terrorizmit, deri tek Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit ka ngritur padi penale ndaj një të mituri nga Shkupi, për kryerjen e veprës “terrorizëm”. I mituri i frymëzuar nga njoftimet e mëparshme për vendosjen e bombave në disa shkolla të mesme në territorin e qytetit të Shkupit, në periudhën prej 26 tetor deri më 2 nëntor, ka dërguar mesazhe nga kompjuteri i tij personal, duke hyrë në rrjetin e internetit të një operatori telekomunikues, ka krijuar adresën elektronike të ofruesit konkret, përmes së cilës ka shkruar një mesazh kërcënues për vendosjen e lëndëve shpërthyese në katër shkolla të mesme.
GYLTENE SINANI
