Maqedoni
Vesna Dameva, kryetare e re e Këshillit Gjyqësor
05.12.2022 16:04
Korrupsion patjetër se duhet të azgjësohet ndërsa për gjykatësit e korrupstuar nuk do të ketë shansë të dytë....

Korrupsion patjetër se duhet të azgjësohet ndërsa për gjykatësit e korrupstuar nuk do të ketë shansë të dytë. Kështu ka delkaruar Kryetarja e re e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva. Ajo premtoi se avansimi i gjykatësve do të realizohet sa më shpejtë ndërsa Këshilli do të punojë në mënyrë trasparente dhe llogaridhënëse. Paralajmëroi se vizitat e gjykatave do të shpeshtohen dhe do të kërkohet llogari për stërzgjatjen e procedurave dhe përjashtimin e gjykatësve.
“Përjashtimi është pjesë e atij sistemi korruptiv, nëse Këshilli miraton unë do të vendos që të kontrollohet në të gjitha gjykatat, sepse nuk mundet që lidhjet, prind, fëmijë, bashkëshort të jenë pjësmarrës në procedurë në të cilën pjes e familjes është gjykatës.”, Vesna Dameva, kryetare e Këshllit Gjyqësor.
Si propozim i vetëm Dameva, në seancën e sotme është votuar me dhjetë vota “pro” dhe një “kundër”. Zgjedhja e Damevës vjen pasi Pavlina Cërvenkovska dha dorëheqjen të parevokueshme nga posti i kryetares së Këshillit Gjyqësor javën e kaluar, dhe akuzoi për ndikim të biznes elitës gjyqësorë në punën e Këshillit.
Dameva tha se nëse ka qenë e vërtet ajo që ka thënë kryetarja e mëparshme është dashur të informojë Këshillin Gjyqësor.
“Nga antarja e Këshillit, Pavlina Crvenkovska, pas kthimit të sajë nga pushimi mjeksorë, do të kërkoj të tregojë, nëse ajo do të jetë në takim punë apo në seancë. Pas vërtetimit të të gjitha fakteve dhe dëshmive, jo vetëm unë por edhe antarët e tjerë të Këshillit Gjyqësor do të duan që të ndërmiren veprime me qëllim që të mbrohet integriteti personal dhe integriteti i institucionit.”, tha Dameva.
Dameva theksoi se do të punojë në bazë të ligjit dhe se asnjëherë nuk ka qenë antare e ndonjë partije politike.
FLORIJE BELULI KAMBERI
