“Monstra”– protestat, shtyhet për 22 shkurt seanca për të arrestuarit

28.01.2015 18:51

Është shtyrë për 22 shkurt procesi gjyqësor i të arrestuarve në protestën që pasuan vendimin e gjykatës në rastin “Monstra”...

Avokatët mbrojtës kërkojnë gjykatës të ri për lëndën. Sipas tyre, prokuroria nuk ka prova dhe dëshmi të mjaftueshme për asnjë nga të arrestuarit gjatë protestave.

“Fajësia” e grupit të dytë prej 10 personave të akuzuar për pjesëmarrje në protestë është “dëshmuar” vetëm përmes 20 fotografive dhe kjo, sipas avokatëve mbrojtës, në asnjë mënyrë nuk mund të quhet provë e argumentuar për pjesëmarrjen e tyre në protestat që eskaluan në dhunë.

Kjo, sipas avokatëve, përbën edhe shkelje të kushtetutës, pasi gjykata cenon të drejtën e qytetarëve për të protestuar.