Maqedoni
VMRO-DPMNE: Blerja e naftës për ntp për kompaninë e deputetit në qeveri
05.12.2022 16:44
Tenderi për bleren e naftës e cila ishte 14.500.000 litra, me cmim prej 27 milion euro...

Tenderi për bleren e naftës e cila ishte 14.500.000 litra, me cmim prej 27 milion euro të nënshkuara nga drejtori i kompanisë Aleksandar Stojakovski nuk kishte zbritje si zakonisht prej 6 denarë për litër. Nëse do të kishte lirim atëherë do të kishim kursyer 1.400.000 euro, thotë zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski.
Ai shtoi se Daniella Arsovsa Dhe Kovacevski në vend që parat të shpërndahen për transportuesit, në takimin e tyre janë dakorduar për blerjen e naftës për NTP, të cilën sic thot ai, e ka fituar një firmë e një deputeti në Qeveri.
“Kaosi në Shkup është rezultat i takimeve të fshehta ku Kovaçevski dhe Arsovska ranë dakord për një tender që nuk ka zbritje prej 6 denarë për litër, 900 mijë euro në vit, aq para për të shlyer borxhin dhe për të mos pasur protesta sot. Kjo blerje është nga kompania e një anëtari të qeverisë”, u shpreh zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski.
LSDM: Mickoski, është ai që nxit bllokadat e transportuesve privatë
Nga ana tjetër partia në pushtet LSDM regon duke thënë se lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, është ai që nxit bllokadat e transportuesve privatë.
“Mickoski me trumbetistë e priste Arosovskën në mënyrë euforike para pallatit të bardhë të VMRO-DPMNE-së. Ishte Mickoski ai që nga foltorja e partisë njoftoi se do të blejë 100 autobusë të rinj për Shkupin, madje premtoi hapjen e fabrikës për autobusë elektrikë. “Sot nuk ka asgjë nga kjo, e as transporti publik ekzistues nuk funksionon. Pas kolapsit të sotëm të komunikacionit, gjëja e parë që duhet të bëjë Mickoski është t'u kërkojë falje qytetarëve. Më pas të thërrasë këshilltarët e tij nga mazhoranca dhe anëtarët e Bordit Drejtues të NTP për të marrë masa për tejkalimin e bllokimeve”, theksoi këshilltari në Këshillin e Qytetit të Shkupit nga LSDM, Goran Shutarov.
Nga LSDM shtojnë se VMRO-DPMNE ka pushtetin e qytetit dhe është përgjegjëse për atë që po i ndodh sot Shkupit.
SEDAT SELIMI
