Transportuesit privatë, sërish e bllokojnë Shkupin, qytetarët të revoltuar

05.12.2022 18:00

Transportuesit privatë po protestojnë pasi kryetarja Danella Arsovska....

“Transportuesit privat nga ora 6 e mëngjesit kanë bllokuar tre udhëkryqe kryesore në kryeqytet, në shenjë proteste. Transportuesit po kërkojnë që t’u paguhet borxhi i rreth dy milionë eurove, të cilin, siç thonë ata, ua ka Ndërmarrja e Transportit Publik, përkatësisht Komuna e Shkupit. Kjo bllokadë ka shkaktuar kaos në komunikacion, e nervozë te qytetarët.”

“Nuk është mirë kështu. Përse nuk po i paguajnë duhet edhe ata të jetojnë” .

“Nëse dikush ka problem duhet ta zgjidh në institucion, e jo kështu të bllokojnë 500-600 mijë njerëz.”  - thanë disa nga qytetarët e intervistuar.

Bllokadat do të vazhdojnë deri sa nuk ulet në tavolinë dhe nuk gjendet zgjidhje në përputhje me ligjin dhe vendimin e Qytetit të Shkupit, tha drejtori i Shoqatës së Transportuesve Privatë “Slloboden Prevoz”, Lenin Jovanovski.

Ai tha se nuk përjashtohet edhe mundësia e grevës me uri. 

“Bllokadat do të jenë të përhershme, deri në arritjen e një zgjidhje ligjore dhe adekuate të të gjithë këtij problemi. Bllokadat mbeten në të tria udhëkryqet, por nuk përjashtohet mundësia e zgjerimit të tyre. Ka mjaftueshëm autobusë, nuk janë vetëm 50 siç pretendon Arsovska, janë afro 20 autobus që kanë për qëllim që të tërheqin vëmendje dhe qytetarët të njihen me gjendjen reale” – tha Kryetari i Shoqatës së transportuesve privat “Slloboda Prevoz”.

“Në qytet qarkullojnë vetëm autobusët e Ndërmarrjes së Transportit Publik, por për shkak të turmave që kanë rezultuar, vonesat e tyre janë dukshëm të gjata.”

Ndryshe, transportuesit privatë po protestojnë pasi kryetarja Danella Arsovska nuk pranoi të negociojë me ta dhe njoftoi se do të ketë thirrje të re publike për transportuesit privatë.

Arsovska pretendon se që nga viti 2017 deri në vitin 2022 kjo shoqatë nuk ka raportuar asnjë biletë të shitur në autobusët që lëvizin në linjat e qytetit. (Ersan Pajaziti, TVM2)