Botë
Shqipëria e përgatitur për samitin BE – Ballkani Perëndimor
05.12.2022 18:22
Që në orët e para të mëngjesit, kanw nisur përgatitjet për samitin historik BE-Ballkani Perëndimor...

Që në orët e para të mëngjesit, kanw nisur përgatitjet për samitin historik BE-Ballkani Perëndimor që mbahet të martën në Tiranë. Në këtë samit përveç diskutimeve për arritjen e reformave të vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt BE, në fokus do të jetë edhe marrja e masave për situatën e krijuar në kontinentin Europian pas luftës në Ukrainë, përfshirë edhe situatën energjitike.
Ditën e nesërme, liderët pritet të dakordësojnë marrveshjen për heqjen e tarifës Roaming në vendet e BE-së. Rrëth orës 15:00 pritet të mbahet konferenca e përbashkët mes kryeministrit Rama, presidentes të Komisionit Europian Ursula Von der Leyen dhe presidentit të Këshillit Europian Charles Michel.
Samiti do të pasqyrohet nga media të rëndësishme ndërkombëtare, ndërsa deri më tani përllogariten afro 500 përfaqësues mediash, që janë akredituar nga e gjitha Europa për të qenë të pranishëm në samit.
Ndërkohë, Opozita ka paralajmëruar një protestë në mesditë, për t’i treguar botës se shqiptarët i qeveris Edi Rama. Autoritete kanë deklaruar se nuk do t’i lejojnë në bulevardin kryesore, por Sali Berisha i ka injoruar duke u bërë thirrje qytetarëve të mblidhen pikërisht atje.
LULJETA NDOKA
