Maqedoni

Masat disiplinore për katër policë nga burgu i Shtipit

05.12.2022 19:25

Dy policët e burgut të cilëve para disa ditësh iu iku një i burgosur nga reparti i ortopedisë në Spitalin klinik – Shtip...

Dy policët e burgut të cilëve para disa ditësh iu iku një i burgosur nga reparti i ortopedisë në Spitalin klinik – Shtip, janë suspenduar deri në marrjen e vendimit përfundimtar.

Drejtori i burgut të Shtipit, Miki Todorov, ka theksuar se ndaj dy punëtorëve është ngritur procedurë disiplinore.

Masa disiplinore janë caktuar edhe ndaj dy punonjësve të tjerë të policisë së burgjeve, të cilët janë sjellë në mënyrë të papërshtatshme në një ambient ushqimi gjatë punës.