Maqedoni

Shkupi mbete i paralizuar, vazhdojnë bllokadat e trasportuesve privat

06.12.2022 09:08

Transportuesit privatë të autobusëve edhe sot vazhdojnë me protestat përmes bllokadave...

Transportuesit privatë të autobusëve edhe sot vazhdojnë me protestat përmes bllokadave në disa prej pikave kryesore në komunikacionin e kryeqytetit. 
 
Sipas deklaratave të deritanishme nga ana e tyre, ata nuk do t'i mënjanojnë autobusët derisa nuk përmbushen kërkesat e parashtruara për pagesë të borxhit që e kërkojnë nga Qyteti i Shkupit. Paralajmëruan se bllokadat mund të zgjerohen në më shumë pika në komunikacionin e Shkupit.
 
“Bllokadat do të jenë të përhershme, deri në arritjen e një zgjidhje ligjore dhe adekuate të të gjithë këtij problemi. Bllokadat mbeten në të tria udhëkryqet, por nuk përjashtohet mundësia e zgjerimit të tyre. Ka mjaftueshëm autobusë, nuk janë vetëm 50 siç pretendon Arsovska, janë afro 20 autobus që kanë për qëllim që të tërheqin vëmendje dhe qytetarët të njihen me gjendjen reale” – tha mbrëmë drejtori i Shoqatës së Transportuesve Privatë “Slloboden Prevoz”, Lenin Jovanovski.