Botë

ISIS kërcënon me vrasjen e pilotit jordanez

29.01.2015 14:35

Militantët e “Shtetit Islamik” kanë publikuar sërish një audio-mesazh duke kërcënuar se do të vrasin një pilot jordanez...

Në audio-mesazh thuhet se flet Kenji Goto, shtetas japonez, i cili po ashtu po mbahet peng nga xhihadistët. Goto thotë se piloti jordanez do të vritet nëse militantja irakiane, Sajida al-Rishawi, nuk lirohet deri në perëndimin e diellit, ditën e sotme.
 
Në audio-mesazh kërkohet që al-Rishawi të dorëzohet në kufirin turk, në të kundërtën piloti Mur'as al-Kasaseabeh do të vritet. 
 
Qeveria e Japonisë ka thënë se është duke analizuar vërtetësinë e incizimit. 
 
Al-Rishawi është dënuar me vdekje në Jordani, për shkak të rolit të saj në një sulm më 2005, i cili ka vrarë 60 njerëz në kryeqytetin Aman.