Maqedoni

Lajçak në Prishtinë: Takimi Kurti-Vuçiq të mbahet brenda javësh

06.12.2022 11:53

I dërguari i Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak...

I dërguari i Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se janë duke punuar që takimi i radhës i nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, të mbahet brenda javësh. 

“Mund të kthehem sërish së shpejti për t'u siguruar që takimi Kurti-Vuçiq do të jetë i përgatitur mirë dhe besojmë se nuk më ka kohë për të humbur”, tha ai. Këto deklarata Lajçak i bëri pas takimit që pati në Prishtinë me Kurtin, ku tha se është diskutuar edhe çështjet aktuale, veçanërisht situatën në veri dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale. 
 
Zyrtari i lartë i BE-së qëndroi në Prishtinë, më 6 dhjetor, një ditë pasi në Beograd takoi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Lajçak tha se me Vuçiqin diskutoi për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por edhe për tema të tjera, përfshirë edhe kthimin e serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës. Ndërkaq, presidenti serb tha se me të dërguarin e bllokut foli për dialogun që ndërmjetësohet nga BE-ja, por edhe për problemet me të cilat po përballen serbët e Kosovës “për shkak të lëvizjeve të njëanshme dhe jolegjitime të Prishtinës”.