Maqedoni
Komisioni për Financim dhe Buxhet vazhdon debati për amendamentet rreth buxhetit
06.12.2022 14:22
Në Komisioni për Financim dhe Buxhet, ku po debatohet mbi amendamentet për propozim buxhetin e vitit 2023....

Në Komisioni për Financim dhe Buxhet, ku po debatohet mbi amendamentet për propozim buxhetin e vitit 2023, VMRO-DPMNE ka kërkuar mjete për nevojat e zjarrfikësve të vendit. Por, nga mazhoranca refuzuan kërkesën e tyre me arsyetimin se me rebalancin e buxhetin për vitin 2022 përmes Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim janë realizuar 42 milion denarë për të përmirësuar sistemin dhe nevojat e zjarrfikësve. Ndërkohë, për VMRO-DPMNE-në pushteti gjen mjete për gjëra luksoze, por jo edhe për nevoja kërkon donacione.
“Republika e Maqedonisë është një vend ku ne po kërkojmë donacione për të shpëtuar nga zjarret që ne po kërkojmë donacione për të trajtuar fëmijët me sëmundje të rralla që ne po kërkojmë donacione për gjërat më kruciale në spitale për të rregulluar departamente të caktuara, ndërsa dhe për gjërat luksoze ka para.”,- tha Eli Panova nga VMRO-DPMNE.
“Qeveria edhe vjet kur është dorëzuar amendament ka pasur një plan për blerjen dhe furnizimin me këto mjete dhe konstatohet se gjatë vitit 2022 janë dorëzuar 14 kamionë në komuna të ndryshme për zjarrfikësit. Besoj se ashtu edhe sivjet ka program në bazë të kërkesave dhe nevojave të zjarrfikësve që të mund gjatë vitit 2023varësisht prej nevojave të komunave të mund edhe t’i ndihmojë.”,- u shpreh Bajram Kadria nga BDI.
Në Komisionin për Financim dhe Buxhet deputetët kanë dorëzuar mbi 260 amendamente mbi propozim buxhetin për vitin 2023. Buxheti i për vitin 2023 është i projektuar në rreth 5.3 miliardë euro, të hyrat projektohen në rreth 4.6 miliardë dhe deficit buxhetor rreth 700 milionë euro.
NAIM RAMADANI
