Maqedoni
Problemet me transporti publik në Shkup, Qeveria: Bas rapid transit zgjidhje e problemit
06.12.2022 14:48
Qeveria mbetet në qëndrimin që sistemi Bas rapid transit, proekt i ish kryetarit të Qytetit të Shkupit Petre Shilegov...

Qeveria mbetet në qëndrimin që sistemi Bas rapid transit, proekt i ish kryetarit të Qytetit të Shkupit Petre Shilegov do të zgjidh problemin me transportin publik në kryeqytet. Vlera e tij është 70 milion euro, ndërsa i njejti është përkrahur nga banka evropiane për ripërtrirje dhe zhvillim. Gjendja në të cilin është Ndërmarrja publike transportuese daton që nga viti 1980 dhe nuk i përket një qyteti i cili aspiron të jetë antar i BE së potencon Zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi.
“Jam i sigurtë se bas rapid transporti nuk mund të jetë zgjidhje më e dëmshme sesa autobusët që qarkullojnë dhe janë 30 vite të vjetër. Më vjen keq që ata që janë më kompetentë nuk ftohen dhe të japin mendimin e tyre për transportin publik.”, tha zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.
Pas marrjes së funksionit Kryetarja e Qytetit të Shkupit Arsovska tha se ky është proekt i paraardhësit të saj dhe se ajo nuk planifikon ta realizojë. Por zyrtarisht deir te institucionet nuk ka dërguar përgjigje se çka planifikon të bëjë me kët proekt, ndërsa paratë nuk mund të transferohen për proekt tjetër.
“Këto nuk janë penale, çdo herë kur banka huazon para i rezervon mjete dhe nuk përfiton nga të njejtat, për bankaën këto të ardhura janë të humbura. Kjo është komision që[ paguhet dhe shuma është e vogël, krahasuar me huanë e cila paguhet përderisa paratë janë të rezervuara. Paratë janë ende atje, deri në përfundimin e proektit.”, tha Andi Aranitasi, përfaqësues i Bankës Evropiane për ripërtrirje dhe zhvillim.
Banka Evropiane për ripërtrirje dhe zhvillim e tërhoqi kreditin prej 100 milion euro për ballafaqim me krizën energjetike. Qeevria e akuzoi opozitën se për shkak të bllokadës së tyre në Kuvend, janë humbur paratë e dedikuara për mbrojtjen e punës së Elektrodistribucionit.
FLUTURA LATIFI
