Botë

Opozita protesta në Tiranë, sulmohet fizikisht Sali Berisha

06.12.2022 15:16

Ish kryemisnitri Sali Berisha derisa ecte përpara mbështetësve të tij në Tiranë...

Ish-kryeministri, Sali Berisha, derisa ecte përpara mbështetësve të tij në Tiranë, në protestën e thirrur nga opozita, një person iu afrua dhe e goditi me grusht në fytyrë. Më pas sulmuesi u rrah nga mbështetësit e Berishës dhe më pas është arrestuar nga policia. Pas këtij incidenti, Berisha kërkoi që autori i sulmit të lirohet, pasi, siç u shpreh ai, autori kryesor është Edi Rama.

“Së fundmi, le t’i themi policisë: liroje fatkeqin, liroje! Sepse, ai është një mjeran, që ka shitur veten. Dhe përpiqen sot,ta lidhin meqenëse është një Samit, e vërteta e pamohueshme, liderë të krishterë, me bishta që çojnë nga Turqia apo ndonjë vend tjetër. Nuk kanë asgjë të përbashkët. Ka vetëm një autor, ky është Edi Rama. Ka vetëm një arkitekt, është Edi Rama. Atë lirojeni dhe mos shpërndani dokrra dhe përralla, se autori i vërtetë është i ulur në samit si kryekriminel i Ballkanit dhe Evropës.”,- tha kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Personi i cili e goditi me grusht të fytyrë gjatë protestës kreun e PD-së, Sali Berisha,  është identifikuar, ai quhet Gent Shehu dhe është 31-vjeç, i cili ndodhet në stacionin policor dhe i njëjti pritet të dalë përpara drejtësisë.

Ndërkohë, Berisha ka folur nga podiumi i protestës së organizuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kundër qeverisjes së Edi Ramës në ditën Samitit të BE-së me Ballkanin Perëndimor.

Berisha ka theksuar se “ne nuk mund të pranojmë që ky samit të konsiderohet si një mbështetje për Edi Ramën”.

“Sot është dita kur Europa dhe bota mund të njihen me të vërtetat e Shqipërisë. Ndaj, siç e kërkon tradita jonë, miqve do t’u themi të vërtetën. Nuk mund të pranojmë që ky samit të konsiderohet si një mbështetje për Edi Ramën dhe qeverinë e tij, si më të korruptuarat në planet.”,- theksoi Berisha.

Ne jemi fatkeq sepse përfaqësohemi në këtë samit, me njeriun, që me të gjitha kodet e botës, duhet të ishte sot para drejtësisë, jo i ulur aty me ju, ka theksuar Berisha para përkrahësve të opozitës. (Farije Dauti Bakiju, TVM2)