Maqedoni
Imunizimi, të raportohen reaksionet e vaksinës
06.12.2022 15:46
Nëpërmjet sistemit “Termini im”, mjekët amë kanë të gjitha të dhënat se cilat vaksina kanë marrë pacientët e tyre...

Nëpërmjet sistemit “Termini im”, mjekët amë kanë të gjitha të dhënat se cilat vaksina kanë marrë pacientët e tyre, por mund të raportojnë edhe reagimet e padëshiruara. Autoritetet shëndetësore thonë se mjekët amë janë të edukuar dhe mund të fusin në sistem informacionin që marrin nga prindërit se fëmija ka pasur temperaturë apo ndonjë reagim tjetër pas imunizimit.
“Bën një përshkrim të atyre reagimeve që prindi do t'i përcjellë ose pacienti e raporton automatikisht, ky informacion arrin tek autoritetet, që janë epidemiologët e qendrave të shëndetit publik dhe agjencia e barnave që drejton realisht pjesën e farmakovigjilencës.”, tha Zhaklina Cagoroska nga sistemi “Termini im”.
Në këtë mënyrë në sistem do të ketë informacione të sakta dhe në kohë.
Imunizimi, HPV vaksina mbron nga infeksionet dhe kanceri
Autoritetet shpresojnë se transparenca do të rris besimin tek prindërit për të vaksinuar fëmijët e tyre. Koordinatorija Kombëtare e Imunizimit theksoi rëndësinë e vaksinës HPV.
“Kjo vaksinë ka për qëllim përveç infeksionit me HPV të ndikojë edhe në parandalimin e zhvillimit të karcinomit në qafën e mitrës. Kjo vaksinë është në realitet që jepet me qëllim të parandalimit të kësaj gjendje shëndetësore. Karcinomi në qafën e mitrës në vendin tonë është ndrë ushëheqëset te popullata femërore prej moshës 15 deri në 45 vjeç dhe është e dyta me radhë pas kancerit të gjirit. Këtë informacion duhet ta mrrin seriozisht prindërit që të marrin vendim a do ti vaksinojnë apo jo vajzat e tyre.”, tha Aleksandra Grozdanova, Koordinatore Kombëtare e Imunizimit.
Vajzat mund ta marrin këtë vaksinë deri në 15 vjeç. Përfshierja e vaksinimit me HPV është rreth 50 për qind. Në disa komuna, mbi 70 për qind e vajzave janë të imunizuara, por në disa komuna, kjo përqindje arrinë në mezssai 30 për qind.
VLORA LATIFI TOPOJANI
