Barazia gjinore nuk është privilegj, por e drejtë njerëzore

06.12.2022 17:51

Ngritja e vetëdijes kolektive....

Ngritja e vetëdijes kolektive dhe angazhimi i të gjitha palëve, duke përfshirë edhe pushtetin për rëndësinë e çështjes së barazisë gjinore dhe luftën kundër diskriminimit duhet të jenë prioritet për një shoqëri demokratike, u tha në Konferencën “Politikat përgjegjëse gjinore – praksat e mira dhe sfidat nga rajoni”.

Ministrja Trençevska tha se krahas projekteve tjera, hap i rëndësishëm është hapja e qendrës së resurseve për barazi gjinore e cila është e vetmja në rajon.

"Qendra e resurseve kontribuon në forcimin e kapaciteteve të administratës shtetërore me aftësi dhe njohuri në fushën e barazisë gjinore. Besoj se në vitet në vijim do të shndërrohet në një qendër rajonale për politikat gjinore në të cilën të gjithë kolegët nga rajoni dhe përfaqësues të vetëqeverisjes lokale dhe organizatave të shoqërisë civile do të mund të ndërtojnë kapacitetet e tyre."

Krijimi i hapësirës për pjesëmarrje të barabartë nuk është privilegj por e drejtë njerëzore për të cilën të gjithë duhet të kontribuojnë dhe mbështesin, rikujton ambasadorja e Suedisë.

"Barazia gjinore është gjithashtu pjesë e demokracisë, drejtësisë dhe fuqisë ekonomike. Jemi të vetëdijshëm se arritja e barazisë gjinore nuk është detyrë e lehtë, është akoma një sfidë për Suedinë si dhe për vendin tuaj. Për këtë shkak çështjet e ndjeshme kërkojnë angazhim më të madh nga të gjitha palët, duke përfshirë edhe politikën. "

Krahas mendësisë progresin e pengojnë edhe sfidat socio-ekonomike, nepotizmi dhe korrupsioni, si dhe pasojat e pandemisë, tha zëvendësambasadori i Zvicrës.

"Është i nevojshëm një vizion gjithëpërfshirës i barazisë gjinore,në të gjitha nivelet në pushtetit lokal dhe nacional. Kur bëhet fjalë për përmbushjen e këtij qëllimi ky është një elementi më i rëndësishëm."

Konferenca u organizua nga MPPS në bashkëpunim me zyrën e UN Women në vend dhe mbështetjen e ambasadave të Zvicrës dhe Suedisë. (Leunora Kaliqi, TVM2)