Botë
Virusi “Ebola” pëson mutacion
29.01.2015 14:38
Shkencëtarët që po ndjekin shpërthimin e “Ebolës” në Guine, thonë se virusi ka pësuar mutacion...

Hulumtuesit nga Instituti “Pasteur” në Francë, i cili i pari ka identifikuar shpërthimin në mars të vitit të kaluar, janë duke hetuar nëse “Ebola” është bërë më shumë ngjitëse.
Mbi 22 mijë njerëz janë infektuar me këtë virus dhe 8 mijë e 795 kanë vdekur në Guine, Sirea Leone dhe Liberi.
Shkencëtarët kanë nisur të analizojnë qindra mostra gjaku nga pacientët me “Ebola” në Guine. Ata po përcjellin se si po ndryshon natyra e virusit dhe nëse është në gjendje të kalojë më lehtë nga njëri person te tjetri.
