Tiranë, u mbajt samiti BE-Ballkani Perëndimor

06.12.2022 18:02

Tirana mblodhi sot samitin BE-Ballkani Perëndimor....

Tirana mblodhi sot samitin BE-Ballkani Perëndimor duke u shndërruar në kryeqytetin e Europës. Liderët e këtyre vendeve u pritën nga kryeministri, Edi Rama, dhe më pas dhanë mesazhe për rëndësinë e këtij samiti dhe shprehën mbështetje për Ballkanin Perëndimor.

I pari që mbërriti ishte kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

I pranishëm ishte edhe presidenti Aleksandar Vuçiç, i cili tha se Kosova ka cenuar integritetin territorial të Serbisë. Ndërsa presidentja Vjosa Osmani u shpreh e gatshme për dialog.

Më pas ishte radha e marrëveshjes për reduktimin e tarifave roaming mes vendeve të Ballkanit dhe atyre të BE-së nga 1 tetori i vitit 2023. (Luljeta Ndoka, TVM2)