Botë

Samiti i BE-së në Tiranë, Von Der Lejen: 1 mld euro mbështetje për energjinë

06.12.2022 18:38

Mbështetje për eurointegrimin e rajonit në BE vijoi nga kreu i BE-së në samitin e Tiranës...

Mbështetje për eurointegrimin e rajonit në BE vijoi nga kreu i BE-së në samitin e Tiranës të cilin e cilësuan si historik. Kryetarja e Komisionit Europian tha se vijohet me projekte konkrete në sfidat me të cilat përballet Evropa tanimë me luftën në Ukrainë. Ajo theksoi se Ballkanit Perëndimor do t’i ndahen 1 miliard euro në përballjen me krizën me energjinë.
 
“Fakti që familjet dhe bizneset këtu do të kalojnë po aq vështirë sa do të kalojmë edhe ne për ne është e rëndësishme që të japim zgjidhje të njëjta, prandaj kjo paketë prej 1 miliard euro për mbështetje për sektorin e energjisë është e ndarë në 2 pjesë, 500 mln euro mbështetje e drejtpërdrejtë buxhetore për familjet dhe bizneset në nevojë. Ndërsa gjysma e dytë, 500 mln të tjera euro janë mbështetje për infrastrukturën e rinovueshme energjetike.”,- tha kryetarja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Lejen.
 
Mishel: Fokusi në parandalimin e migracionit
 
Kryetari i Këshillit Europian, Sharl Mishel, tha se Ballkani i integruar në BE paraqet siguri më të madhe për brezat e ardhshëm, por renditi punët që duhet mbaruar si dhe problemin e migracionit.
“Dyja palët do të duhet të bëjnë disa gjëra që të ndodh anëtarësimi dhe këtu renditet përmirësim i sundimit të së drejtës, lufta kundër korrupsionit, progres duhet të bëhet në këto fronte dhe nga ana e BE-së ne duhet që të inkurajojmë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe marrëveshja e roamingut është një hap para. E dimë se migracioni muajt e fundit po përballemi me migracionin dhe rritje të numrit dhe me politikat e vizave bëjmë një hap konkret po bëjmë një progres dhe menaxhojmë këtë situatë.”,- theksoi kryetari i Këshillit Europian, Sharl Mishel.
 
Rama: Studim digjital i të rinjve të rajonit
 
Kryeministri, Edi Rama, vlerësoi ndihmën konkrete të BE-së, ndërkaq ndau edhe lajmin për bashkëpunim ndër universitar.
 
“Nga ky Samit dalim me lajm të shkëlqyer se jo vetëm universitet tona do të mund t’i bashkëngjiten “Erasmus plus”, por ato do të përfshihen në bashkësinë e arsimimit të lartë në Europë dhe pas përfundimit të të gjitha procedurave, studentët tanë do të mund të studiojnë prej këtu në cilindo universitet europian në formë digjitale. Kjo është diçka që deri më tani ishte e mundur vetëm nëse jeni anëtare.”,- u shpreh kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
 
Bashkimi Europian gjithashtu ka miratuar edhe 6 projekte të ndryshme për Ballkanin Perëndimor në ndërtimin e fermave fotovoltaike, fermat e energjisë me erë dhe rehabilitimi i hidrocentraleve.
 
MERAL ISMAILI