Basketboll
55 pikët e Kyrie Irving ia sollën fitoren Clevelandit
29.01.2015 14:40
Performanca fenomenale e Kyrie Irvingut, në mungesë të LeBron Jamesit, ia solli fitoren e radhës për kavalierët të Clevelandit...

Performanca fenomenale e Kyrie Irvingut, në mungesë të LeBron Jamesit, ia solli fitoren e radhës për kavalierët të Clevelandit kundër portlandit me shifrat 99-94.
Besoni apo jo, Irving, në shtatë përpjekjet e para nuk shënoi asnjëherë, derisa askush nuk kishte ide se në çfarë spektakli do të bëhen dëshmitar.
LeBron James, në këtë ndeshje ishte në bankën e rezervistëve, por mungesën e tij, e mbuloi Kyrie Irving, i cili ishte i pakapshëm dhe e theu rekordin personal me 55 pikë.
Krahas 55 pikëve të Irvingut, ai i bëri edhe 5 asistime e 4 kërcime, ku pa dyshim ishte i pa ndalshëm ndaj një skuadrës që ka forcë në Konferencën Perëndimore.
Kjo ishte fitorja e tetë me radhë e Clevelandit, të cilët i kanë 27 fitore e 20 humbje dhe gjenden në pozitën e pestë në Konferencën Lindore.
Dallas Mavericks pësoi humbjen e 4-t radhazi në NBA pasi u mposht në derbin teksan nga Houston Rockets me shifrat 99-94.
Monta Ellis zhvilloi një ndeshje spektakolare duke e mbyllur sfidën me 33 pikë 5 asist dhe 4 rebound, megjithatë as paraqitja e liderit të saj nuk i mjaftoi skuadrës së drejtuar nga trajneri Rick Carisle për të evituar disfatën e 17-të sezonale.
