Maqedoni
Parashikimi i motit
07.12.2022 08:58
Kjo e mërkurë do të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike të cilat do të sjellin alternime kthjellimesh dhe vranësirash....

Kjo e mërkurë do të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike të cilat do të sjellin alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Në mëngjes vende vende do të ketë paraqitje të mjegullës. Ndërsa orët vijuese do të ketë erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2°C deri në 9°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 9°C deri në 13°C.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me erë të dobët nga drejtimi jug-lindor. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 12°C.
