Maqedoni
Shkup, transportuesit privatë vazhdojnë protestën
07.12.2022 09:11
Për të tretën ditë me radhë, transportuesit privatë të autobusëve, vazhdojnë protestat përmes bllokadave...

Për të tretën ditë me radhë, transportuesit privatë të autobusëve, vazhdojnë protestat përmes bllokadave në disa nga pikat kryesore të trafikut në kryeqytet. Ata thonë se nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre për shlyerjen e borxhit që e kërkojnë nga Qyteti i Shkupit. Nga ana tjetër, autoritetet e qytetit paralajmërojnë se sot do të ketë një thirrje të re publike për transportuesit privatë të autobusëve për linjat numër 20 dhe 22.
Nga Shoqata “Slloboda Prevoz” dje thanë se protesta është paralajmëruar siç duhet dhe presin që të gjitha institucionet të përfshihen në zgjidhjen e problemit.
“Për fat të keq askush nuk gjen kohë duke u nisur nga kryetarja e qytetit që të na takojë, të na dëgjojë, t’i themi argumentet tona nga dora e parë. Kështu që vazhdojmë më tej.”,- u shpreh Kemal Muriç nga SHTP “Slloboda Prevoz”.
