Futboll

Juventus arrin gjysmëfinalen e Coppa Italia

29.01.2015 14:42

Juventus arrin gjysmëfinalen me golin e 'të harruarit' Alvaro Morata...

Juventus ka arritur gjysmëfinalen e Copa Italias me fitore ndaj Parmës në Ennio Tardini.
 
Golin e vetëm dhe të fitores, të vlefshme për kualifikim për Bianconerët e ka shënuar spanjolli Alvaro Morata, që hyri në lojë si zëvendësues për të shënuar në minutën e parafundit të ndeshjes.
 
Juventus, në gjysmëfinale tani do të pret fituesin e përballjes Roma - Fiorentina.