Botë

Operacion anti-terrorizëm në Gjermani, grupi planifikonte grusht shtet

07.12.2022 10:14

Një operacion antiterrorizëm është zhvilluar nga policia gjermane kundër një grupi të akuzuar për grusht shteti.....

Një operacion antiterrorizëm është zhvilluar nga policia gjermane kundër një grupi të akuzuar për grusht shteti. 

25 anëtarë të një “grupi terrorist” të ekstremit të djathtë, të dyshuar për planifikimin e një sulmi në Bundestag janë arrestuar, njoftuan prokurorët federal. Anëtarët e lëvizjes “Qytetarët e Rajhut” dyshohen se “bënë përgatitje konkrete për të hyrë me forcë në parlamentin gjerman me një grup të vogël të armatosur”, thanë prokurorët. 
 
Sipas agjencive të lajmeve të Moskës, është arrestuar edhe një grua me shtetësi ruse, Vitaliya B. Dyshohet se grupi kishte planifikuar, ndër të tjera, të sulmonte edhe ndërtesën e Reichstagut dhe të rrëzonte qeverinë federale dhe më pas të merrte pushtetin. Organizata kishte vendosur tashmë se kush do të mbante poste të rëndësishme ministrore në kohën e “marrjes së pushtetit”. 
 
Figura qendrore e grupit do të ishte Heinrich R., 71-vjeçari kishte disa vite që shprehte publikisht tezat e tij të çuditshme si qytetar i Rajhut. Në funksion të përpjekjes për të marrë pushtetin, grupi do të kishte krijuar një qeveri hije ku Birgit Malsack-Winkemann, një ish-anëtare e AfD-së, e cila është ndër personat nën hetim, do të ishte emëruar në Ministrinë e Drejtësisë.