Maqedoni

Shkup, digjen disa bankomatë

07.12.2022 12:03

Mëngjesin e sotëm në qendrën tregtare në lagjen Shkup Veri u është vënë zjarri bankomatëve....

Mëngjesin e sotëm në qendrën tregtare në lagjen Shkup Veri u është vënë zjarri bankomatëve.
 
Katër persona të armatosur me kallashnikovë dhe të maskuar me maska në kokë u kanë vënë zjarrin bankomatëve në këtë qendër tregtare. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 në mëngjes, kur nga një veturë e llojit Passat Karavan, dalin katër personat me kallashnikovë, supozohet se e gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së dyqaneve. 
 
“Në orën 05:54 në SPB Shkup është denoncuar se në objektin afarist në rrugën “Brigada maqedono-kosovare” në Shkup, disa persona të armatosur e kanë sulmuar rojtarin SH. M., ndërsa më pas kanë djegur disa bankomatë që kanë qenë të vendosur në qendrën tregtare. Po merren masa për zbardhjen e rastit”,- thonë nga MPB. 
 
Në vendngjarje kanë dalë policë të shumtë të shoqëruar nga prokurorë që po kryejnë hetime.