Futboll
Barça në gjysmëfinale
29.01.2015 14:44
Barcelona ka mposhtur Atletico Madridin për herë të tretë brenda muajit për të kaluar në gjysmëfinale të Copa del Rey...

Barcelona është ekipi i parë që ka siguruar gjysmëfinalen e Copa del Rey, duke e mposhtur edhe njëherë Atletico Madridin në ballafaqim çerekfinal.
Katalonasit përkundër se kanë qenë dy herë në disavatazh, 1-0 dhe 2-1, ata kanë gjetur forcë dhe duke pasur një Neymar të saktë para portës kundërshtare, duke shënuar për fitore 2-3 në fund.
Atletico Madrid e priti fundin e ndeshjes pa shpresa, pasi që kishte mbetur me dy lojtarë më pak, për shkak të kartonave të tepërt të verdhë, që u shndërruan në të kuqe për Gabin dhe Mario Suarezin.
Barcelona kishte fituar ndeshjen e parë në Camp Nou 1-0 dhe mbrëmë edhe me barazim do të siguronte gjysmëfinalen.
Kjo ka qenë fitorja e tretë e Barcelonës karshi kampionit të Spanjës këtë muaj, duke llogaritur dy ndeshje të çerekfinales së Kupës dhe një në La Liga.
