Maqedoni

Hoxha: 130 mln denarë për masat aktive për punësim

07.12.2022 14:43

Në seancën e fundit, Qeveria mori vendim për shfrytëzimin e mjeteve të pashfrytëzuara më herët...

Në seancën e fundit, Qeveria mori vendim për shfrytëzimin e mjeteve të pashfrytëzuara më herët nga Fondi i veçantë për përmirësimin e kushteve që tashmë dedikohen për punësimin e personave me aftësi të kufizuara.
 
“Në fondin e veçantë janë paraparë gjithsej 130 milion denarë, të cilat do të shfrytëzohen për financimin e programeve aktive dhe masave për punësimin e personave të regjistruar si të papunë, gjegjësisht për masat aktive siç janë: Mbështetje për punësim, subvencionim të pagave dhe punësimit dhe rritje e subjekteve juridike nga plani operativ për programe dhe masa për punësim dhe shërbime në tregun e punës.”,- deklaroi zëvendësi i Qeverisë së RMV-së, Muhamet Hoxha.
 
Termoelektranat në pronësi të shtetit gjatë ditës së martë kanë prodhuar rreth 12.500 megavat në orë energji elektrike, ndërsa përmes platformës së EMV-së për shitblerjen e energjisë elektrike janë blerë edhe 3.350 shtesë megavat në orë.
 
Njëherit Qeveria solli vendim për anulimin e vendimit për shtetësi për oligarkut kontrovers rus, Oleksandër Onishçenko, me të cilin vendim Qeveria obligoi MPB-në që sa më parë të shfuqizoi vendimin për pranimin e Oleksandër Onishçenko në RMV. Për këtë çështje institucionalisht po zhvillohet edhe hetim të brendshëm rreth asaj nëse ka pasur ose jo lëshime gjatë dhënies së shtetësisë dhe nëse dikush do të duhet të mbajë përgjegjësi për këtë, informojnë nga qeveria. 
 
REXHEP QAMILI