Maqedoni

Raportet politike Shkup – Sofje, Osmani: Luftojmë për agjendën, bashkërisht

07.12.2022 15:03

Gjuha e urrejtjes vazhdon të shqetësojë marrëdhëniet mes Shkupit dhe Sofjes...

Gjuha e urrejtjes vazhdon të shqetësojë marrëdhëniet mes Shkupit dhe Sofjes, por ministrat e jashtëm Osmani dhe Millkov thonë se kanë gjetur mënyrë që ky fenomen mos t’ia arrijë qëllimin. 

“Pati tentime për kidnapim të agjendës nga të dyja palët. Por, jemi marrë vesh me protokoll se ministritë e jashtme do të reagojnë të parat. Nuk do jetë e lehtë, por jam i sigurt se do të arrijmë në pikën kur ata që provokojnë do të turpërohen nga veprat e tyre.”,- deklaroi ministri i jashtëm, Bujar Osmani.
 
Millkov: Ndiqni qëndrimin nacional bullgar
 
Për deklaratat e shpeshta provokuese të deputetit bullgar, Kostadin Kostadinov,  ministri Millkov apeloi tek mediat që të koncentrohen në urat që ndërlidhin dy shtetet dhe jo tek retorikat e individëve anti-nacional. 
 
“Do të gëzoheshim nëse mediat transmetojnë mendimin e shumicës së popullit bullgar dhe politikanëve dhe jo të individëve.”,- u shpreh ministri i jashtëm, Nikollaj Millkov.
 
Bashkëpunimi ekonomik RMV–Bullgari, Osmani: deri në fundvit, 1 miliard euro këmbim
 
Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria rrisin ndërkohë bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik. Në forumin e biznesit organizua nga dy vendet janë nënshkruan gjashtë marrëveshje për këmbim dhe pritet që fundi i vitit të shënojë biznes të këmbyer mbi 1 miliard euro. 
 
“Pres nga ky forum të dalin edhe potenciale të reja, marrëveshje të reja biznesi, marrë parasysh se kemi biznes forumi të suksesshëm, me pjesëmarrje të mbi 150 kompanive nga dy vendet.”,- tha ministri i jashtëm, Bujar Osmani.
 
Millkov: Ka interes, eliminojmë barrierat
 
“Ka interes të madh për biznes nga të dy vendet që tentojnë t’i eliminojnë të gjitha pengesat, në mënyrë që biznesi të zhvillohet lirshëm.”,- theksoi ministri i jashtëm, Nikollaj Millkov.
 
Dy diplomatët u koncentruan edhe në punën e Komisionit Historik. Kremtimin e festave të përbashkëta e quajtën meritë të punës së këtij komisioni, përfshirë edhe atë të Shën Klimentit të Ohrit, që do të shënohet bashkërisht edhe nga populli maqedonas edhe nga ai bullgar.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU