Maqedoni
Komisioni për Financim dhe Buxhet, vazhdon shqyrtimi i amendamenteve
07.12.2022 15:20
Pushteti dhe opozita kanë përplasur argumentet rreth investimit në xehetoret e vendit....

Pushteti dhe opozita kanë përplasur argumentet rreth investimit në xehetoret e vendit. VMRO-DPMNE në kuadër të debatit mbi projekt-buxhetin e vitit 2023 ka kërkuar mjete për funksionimin e xehetoreve “Popovjani” dhe “Zhivojno”. Mazhoranca hodhi poshtë amendamentin e tyre me arsyetimin se financimi i xehetoreve është në kuadër të ndërmarrjeve energjetike të vendit.
“Ky nuk është një argument i mjaftueshëm për të hedhur poshtë amendamentin. Keni pasur një kërkesë për kredi nga BERZh, shkak ka qenë jolikuiditeti i ESM-së, me cilat para do t'i kryejnë këto procedura. Për të përshpejtuar procesin, duhet të sigurojmë mjete nga buxheti për të ndihmuar ESM-në sepse është në gjendje katastrofike që kur erdhët, e bëtë humbësin më të madh në Maqedoni.”,- deklaroi Silvana Angelevska nga VMRO-DPMNE.
“Në planin e vetë institucionit ESM në pozitën 3 për planin investues për vitin 2023 dhe vitet në vijim janë të planifikuara në buxhet 22 milionë euro dhe 25 milionë euro vitin e ardhshëm për fillimin e investimeve konkretisht për minierën e qymyrit “Zhivojno” në KXE- Manastir.”,- theksoi Kole Çarakçiev nga LSDM.
Në Komisionin për Financim dhe Buxhet deputetët kanë dorëzuar mbi 260 amendamente mbi propozim buxhetin për vitin 2023. Debati zgjat 10 ditë.
NAIM RAMADANI
