Paralajmërime të rreme për bomba, evakuohen Banka Popullore e 9 shkolla

07.12.2022 15:49

Kontrollet anti-terroriste nga MPB....

Kontrollet anti-terroriste nga MPB edhe kësaj rradhe dëshmuan se paralajmërimet për vendosje të bombave në nëntë shkolla të mesme, Regjistrin Qendror dhe Bankën Popullore, ishin sërisht të rreme. Paraprakisht  të punësuarit në këto instutucione janë evakuuar derisa policia ka kontrolluar objektet.

“Menjëherë të gjithë dolëm, na evakuuan për 15 minuta nga sigurimi reaguan, policia po ashtu.”,- tha një punëtore në Bankën Popullore.

Kërcënimet në shkolla ndërkohë zgjasin veç më dy muaj. Pas kontrolleve anti-terroriste mësimi vijon.

“I kemi evakuuar nxënësit dhe punonjësit, është informuar edhe policia dhe në një afat shumë të shkurtër nga ana e policisë është bërë kontrolli në oborrin e shkollës dhe brenda dhe është dhënë leja për të vazhduar me punë.”,- deklaroi drejtori i Sh. M. “Cvetan Dimov”, Visar Durak.

Spasovski: Protokollet duhet të zbatohen

Kërcënime hibride”,- i ricilësoi edhe kërcënimet e fundit ministri i brendshëm Spasovski. Sipas tij, protokollet në fuqi duhet të zbatohen.

“Tani për tani protokollet janë të tilla dhe duhet të respektohen. Duhet të jemi absolutisht të kujdesshëm, në veçanti menaxherët në pjesën e sigurisë por edhe kontrollet duhet të realizohen.”,- tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Në komitetin për luftë kundër terrorizmit pritet të ndërrmerren aktivitete për ndryshimin e protokolleve. MPB deri më tani ka parashtruar padi penale për terrorizëm kundër një të mituri i cili ka pranuar se veprën penale e ka kryer nga kompjuteri i nënës së tij. Edhe Prokuroria ka filluar procedurën parahetimore. (Flutura Latifi, TVM2)