Maqedoni
Rrënohet shtëpia, Kasami: “Bllagoja Toska” gati në pranverë
07.12.2022 17:08
Është rrënuar shtëpia e fundit e cila pengonte hapjen e Bulevardit “Bllagoja Toska” në Tetovë...

Është rrënuar shtëpia e fundit e cila pengonte hapjen e Bulevardit “Bllagoja Toska” në Tetovë. Kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, tha se pengesa e fundit për hapjen e bulevardit u largua dhe se bulevardi “Bllagoja Toska” do të jetë gati në pranverë.
“Bisedimet që kemi pasur me kompaninë realizuese, me eliminimin e fundit, do të vazhdojnë punimet tek ura që duhet bëhen disa mure mbrojtëse dhe më pas të intervenohet edhe me tamponimin e asaj pjese. Besoj se në pranverë, kur të krijohen kushtet atmosferike dhe të bëhet asfaltimi i komplet trasës, të bëjmë edhe promovimin e asaj rruge.”,- deklaroi kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
Ndërkohë sot u përurua rruga “Nikolla Teslla”, e cila rrugë u rregullua me kanalizim atmosferik, rrjet të ri të ujësjellësit, shenjëzim horizontal e vertikal të rrugës si dhe ndriçim publik.
VISARI SADIKI
