Futboll

Futbolli nuk njeh krizë, 4.1 miliardë dollarë për vitin 2014

29.01.2015 14:47

4.1 miliardë dollarë është shifra e qarkulluar gjatë vitit të kaluar në botën e futbollit...

Raporti i bërë nga "Global Transfer Market", i publikuar nga FIFA, thekson se sporti më i populluar në botë nuk njeh rënie nga kriza duke prodhuar një shifër rekord përsa i përket transferimeve të futbollistëve. 
 
Në këtë raport përfshihen informacione ekskluzive përsa i përket shpenzimeve në merkato, karakteristikat e futbollistat e madje deri të përfshirja e menaxherëve në bisedime me klubet.
 
Sipas këtij raporti, Brazili është eksportuesi më i madh i futbollistëve në glob. Janë 689 lojtarë brazilianë të cilët vitin e kaluar kanë prefuar të luajnë jashtë kampionateve vendase. 
Anglia zë vendin e parë përsa i përket parave të hedhura në merkaton e lojtarëve.
 
1.17 milard dollarë kanë shpenzuar klubet angleze për të transferuar futbollistë në kampionatet e tyre, 500 milion dollarë më shumë se klubet spanjolle. 
 
Ndryshe nga kampionatet e tjera, kriza ekonomike në Itali duket se ka ndikuar edhe në futboll. 306 milion dollarë kanë shpenzuar në merkato klubet italiane, 200 milion më pak se vitin e kaluar, shifra këto që tregojnë ndoshta dhe një rënie të cilësisë së klubeve të mëdha italiane në arenën europiane. 
 
Për herë të parë, në këtë raport janë përfshirë dhe transferimet e lojtarëve nën moshën 18 vjeç dhe Spanja është vendi që ka blerë më shumë minorenë. 
 
Nuk kanë mbetur jashtë këtij raporti edhe menaxherët e futbollistëve, përfitimet e të cilëve vitin e kaluar kapin shifrën e 236 milion dollarëve.