Probleme në sistemin e AKP-së, QPS-të nuk marrin të dhëna, vonohen ndihmat sociale
Për shkak të problemeve në sistemin e shërbimeve kadastrale....

Për shkak të problemeve në sistemin e shërbimeve kadastrale, që nga 24 tetori, Qendrat për Punë Sociale ka probleme serioze gjatë shkarkimit të të dhënave zyrtare nga Agjencia e Kadastrës së Patundshmërive.
Kjo situatë ka bërë që të vonohen vendimet për ndihmat sociale për një ndër kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve, të cilëve njëkohësisht u pamundësohet realizimi edhe i të drejtave të tjera kushtetuese dhe ligjore, si e drejta për kujdes shëndetësor, e drejta në bazë të mbrojtjes së fëmijëve dhe sigurimit social të të moshuarve e subvencionimi, njoftojnë nga Zyra e Avokatit të Popullit.
“Për shkak të sistemit kompjuterik jofunksional të Agjencisë së kadastrës, shumë qytetarë nuk mund t’i realizojnë të drejtat sociale. Si mund të ketë probleme në kadastër për shkak se shërbimet elektronike në kadastër nuk funksionojnë prej dje, ky projekt në kadastër është në funksion për 10 vite.”,- deklaroi zëvendësavokatja e popullit, Suzana Saliu.
Avokati i Popullit përkujton se vendimmarrja për të drejtat nga mbrojtja sociale duke kryer sa më shpejt, sepse çdo vonesë e pajustifikuar është në dëm të qytetarëve. Përkujtojnë se kadastra ka për obligimin që qendrave për punë sociale në mënyrë efikase t’u ofrojë të gjitha të dhënat e kërkuara.
“Ne si institucion kërkojmë prej drejtorit të Agjencisë së Kadastrës që sa më shpejtë ta evitojë këtë problem që të rrjedhë në mënyrë efikase realizimi i të drejtave të qytetarëve, pa vonesë, pa shtyrje të afateve. Avokati i Popullit kërkon që menjëherë të zgjidhet ky problem në sistemin kompjuterik të kadastrave.”,- u shpreh zëvendësavokatja e Popullit, Suzana Saliu.
Përveç kadastrës, nga Zyra e Avokatit të Popullit për këtë problem tashmë e kanë informuar edhe ministren për punë dhe politikë sociale, por deri tani nuk ka pasur ndonjë reagim.
AP kërkon që menjëherë dhe pa vonesë, në kuadër të kompetencave të MPPS-së dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Kadastrës së Patundshmërive, të ndërmerren veprime për tejkalimin e këtij problemi serioz.
Vetëm gjatë këtij viti nga 3 mijë parashtresat e marra, 150 kanë të bëjnë me realizimin e të drejtave sociale të qytetarëve. (Gazmend Kurtishi, TVM2)
