Botë

Katar, tornado dhe shiu me breshër bllokuan rrugët

07.12.2022 18:51

Një tornado ka goditur Katarin, një dukuri jashtëzakonisht e rrallë kjo për shtetin...

Një tornado ka goditur Katarin, një dukuri jashtëzakonisht e rrallë kjo për shtetin i cili, sipas indeksit të rrezikut botëror, ka nivelin më të ulët të kërcënimit nga fatkeqësitë natyrore nga çdo vend tjetër në planet.
 
Pamjet tregojnë retë e zeza të stuhisë spirale që prekën vendin mes  shkretëtirës. Pritësi i Kupës së Botës është goditur gjithashtu nga një shi i rrëmbyeshëm për herë të parë që nga fillimi i turneut muajin e kaluar.
 
Kjo stuhi preku qytetin Ras Laffan, rreth 80 km në veri të kryeqytetit të Katarit, Doha. Rrugët janë përmbytur për shkak të përmbytjes së papritur dhe shumë të pazakontë.