Formula 1
Vetel mendoi per pensionin
29.01.2015 14:48
Në vitin 2014 piloti gjerman Sebastian Vettel e ka menduar largimin nga Formula 1...

Lajmin e ka bërë me dije ish-drejtuesi i Vettelit, Chris Horner.
“Sebastian nuk e priti mirë ndryshimin e rregullores. Motorët e rinj, ndjesia e drejtimit të makinës dhe reduksionin e ngarkesës aerodinamike. Mund të thuhet se nuk ishte i lumtur”, tha Horner.
Megjithatë shqetësimi i Vettelit, që është kampion në Formula 1 për katër herë, sezonin e ri do të jetë pjesë e Ferrarit.
