LSM, shporta minimale e nëntorit 51.714 denarë
Shporta minimale konsumatore për muajin nëntor....

Shporta minimale konsumatore për muajin nëntor ishte 51.714 denarë, apo 200 denarë më shumë në krahasim me muajin tetor, dhe 1.490 denarë më shumë se në shtator.
Kështu kanë rezultuar përllogaritjet e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, sipas të cilave për ushqim në muajin nëntor, nevojiteshin minimum 19.518 denarë, ndërsa për shpenzime të përgjithshme 12.983 denarë.
Mjetet e mbetura, gjegjësisht 3.668 denarë janë minimalisht të nevojshme për transport, 2.986 denarë për higjienë dhe 2.250 denarë për veshë-mbathje. Për kulturën mbeten 1.067 denarë, ndërsa për shërbime shëndetësore qytetarët shpenzojnë vetëm 799 denarë.
Nga LSM kanë njoftuar se vlera e shportës minimale të sindikatës për një vit është rritur për 16.940 denarë.
ESHS, kostoja e jetesës në nëntor është rritur për 19.5%
Ndërsa sipas Entit Shtetërorë të Statistikës, kostoja e jetesës në nëntor është rritur për 19.5 për qind krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë për 15,2 për qind.
Krahasuar me muajin tetor, kostoja e jetesës është rritur me 0.5 për qind dhe çmimet e shitjeve me pakicë me 0.2 për qind. Ulje e kostos së jetesës është vërejtur te frutat e freskëta dhe të ftohta me 8,9 për qind dhe te vajrat dhe yndyrnat me 5 për qind.
